AMD lançon Ryzen 7 5700X3D për gamerat me buxhet të ulët

Ryzen 7 5700X3D është shumë i ngjashëm me 5800X3D me 8 bërthama dhe 16 threads.

Platforma AM4 është padyshim me jetëgjatësinë më e lartë lançuar nga AMD dhe çdo prodhues tjetër çipesh. Ndërsa platforma AM5 është rritur gradualisht sidomos nga ulja e çmimeve në muajt e fundit, AMD ende dëshiron të ofrojë diçka për bazën e përdoruesve të AM4.

Për këtë qëllim AMD prezantoi në CES dy procesorë të rinj, Ryzen 7 5700X3D dhe Ryzen 7 5700.

Ryzen 7 5700X3D është shumë i ngjashëm me 5800X3D me 8 bërthama dhe 16 threads. Vjen me frekuencë të reduktuar bazë prej 3.0Ghz dhe turbo prej 4.1Ghz por ruan TDP-në prej 105W dhe merr 100MB cache (96MB L3 + 4MB L2).

Çipit i mungon mbështetja për overclocking dhe do të shitet për 249 dollarë duke joshur gamerat në masë.

Sa i përket performancës, AMD thotë se është 13 përqind më i shpejtë në 1080p krahasuar me Intel Core i5-13600K i cili shitet për të njëjtin çmim.

Është një zgjdhje e shkëlqyer për ata përdorues që duan performancë të lartë në video lojëra me buxhet të ulët por nuk duan të sakrifikojnë dy bërthama më pak të Ryzen 5 5600X3D.

Çipi tjetër është Ryzen 7 5700 i cili konsiderohet procesori Zen 3 me koston më të ulët prej vetëm 175 dollarë. Ky çip përdor 8 bërthama dhe 16 threads me 20MB cache, frekuencë bazë prej 3.7Ghz dhe turbo prej 4.6Ghz dhe TDP 65W.

Në aspektin e performancës, Ryzen 7 5700 duhet të ofrojnë nivele të ngjashme me Core i5-12400f.

Dy procesorët do të shitet në mbarë botën duke filluar prej datës 31 Janar.