Afati i parashikuar përkon me një debutim të mundshëm të RDNA 4 në CES në fillim të Janarit. Është e rrallë që një kompani të prezantoi karta grafike desktop në CES.
AMD dhe Nvidia do të jenë në kurs përplasjeje në evenimentin CES që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
CEO e AMD Lisa Su konfirmoi për herë të parë se kompania do të lançojë gjeneratën e ardhshme të kartave grafike për kompjuterët desktopë në fillim të vitit të ardhshëm.
“Të ardhurat e kartave grafike gaming ranë nga viti në vit ndërsa po përgatitemi për lançimin e gjeneratës së ardhshme Radeon me arkitekturën RDNA,” tha Su për investitorët.
“Krahas rritjes së fortë të performancës gaming, RDNA 4 sjell performancë më të lartë ray-tracing dhe shton funksionalitete AI. Presim që të lançojmë kartat e para RDNA 4 në fillim të 2024.”
Afati i parashikuar përkon me një debutim të mundshëm të RDNA 4 në CES në fillim të Janarit. Është e rrallë që një kompani të prezantoi karta grafike desktop në CES.
Nga ana tjetër pritet që edhe Nvidia të përdorë CES për debutimin e kartave grafike RTX 50. Më shumë qartësi nga ky i fundit pritet të kemi gjatë raportit financiar që do të publikohet më 19 Nëntor.