Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley, ka thënë se mendon që kryeqytet i Izraelit duhet të jetë Jerusalemi dhe se SHBA-të duhet ta zhvendosin ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
“Mendoj se kryeqytet duhet të jetë Jerusalemi dhe ambasada të zhvendoset në Jerusalem. Qeveria është në Jerusalem dhe shumë gjëra ndodhin në Jerusalem. Pra, duhet shikuar nga ky prizëm”, ka thënë Haley në një intervistë për televizionin amerikan Christian Broadcasting Network.
Ky eshte reagimi i pare i ketille nga ndonje Përfaqësues i OKB-se, ndersa ne te kaluaren ka pasur deklarata “qetesuese” qe i kane dhene perparesi zgjidhjes se konfliktit me pranine e dy shteteve. Me heret, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mund te merret ne konsiderate prania e vetem nje shteti, pra Izraelit, ndersa administrata e Obamas kishte theksuar gjithmone rendesine e zgjidhjes me dy shtete. /MESAZHI/