Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ambasadori rus në OKB: SHBA-ja dhe Britania kanë rol në përpjekjen për...

Ambasadori rus në OKB: SHBA-ja dhe Britania kanë rol në përpjekjen për sulm ndaj tubacionit të gazit “TurkStream”

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya,

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya, ka theksuar se përpjekja për sulm ndaj stacionit kompresor që siguron gaz natyror për gazsjellësin TurkStream (Rrjedha Turke) u krye nën drejtimin e SHBA-së dhe Britanisë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, përfaqësuesi rus i OKB-së Nebenzia foli në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me temë për Ukrainën.

“Kemi çdo arsye të besojmë se infrastruktura e Rrjedhës Turke u sulmua nën drejtimin e Washingtonit dhe Londrës, të cilët janë të interesuar ta bëjnë BE-në të varur nga gazi natyror i lëngshëm (LNG) i shtrenjtë që vjen nga SHBA-ja” tha Nebenzia lidhur me pikëpamjen e Moskës për sulmin në stacionin e kompresorit që furnizon gazsjellësin TurkStream.

Nebenzia pretendoi se këto vende kanë bllokuar gjithashtu edhe nisjen e një hetimi ndërkombëtar për një sulm të kryer në tubacionin e gazit “Nord Stream” në 2022.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi zmbrapsjen e një përpjekje për sulm duke përdorur mjete ajrore pa pilot (dron) ndaj stacionit të kompresorit në rajonin Krasnodar, i cili siguron gaz natyror në tubacionin TurkStream të Ukrainës.

Tubacioni i gazit TurkStream është i vetmi tubacion aktiv që transporton gazin rus në Evropë.

Exit mobile version