Ambasadori rus në Khartoum, Mirgayas Shirinskiy, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sudan.
Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Shirinskiy është gjetur i vdekur në rezidencën e tij zyrtare në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.
Ndër të tjera, në deklaratë bëhet e ditur se diplomatit rus 62 vjeçar për të cilin ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes që prej vitit 2013 kryente detyrën e ambasadorit të Rusisë në Sudan, dhe se më parë ka qenë me detyrë edhe në Egjipt, Jemen, Arabi Saudite dhe Ruandë.
Sipas informacioneve nga Reuters, ambasadori ishte gjetur i pajete ne pishinen e rezidences.