Ambasadori palestinez në OKB: Netanyahu prishi marrëveshjen për arsye politike

Riyad Mansour

Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka prishur marrëveshjen e armëpushimit për arsye politike të brendshme, duke e vendosur mbijetesën e tij politike mbi çdo gjë tjetër.

“Jeta kishte filluar të triumfonte mbi vdekjen përpara se Izraeli të hidhte poshtë marrëveshjen e armëpushimit,” tha Mansour gjatë një fjalimi në OKB.

Ai kritikoi ashpër vendimin për të rifilluar sulmet në Gaza, duke e cilësuar atë si një veprim të njëanshëm, të papërgjegjshëm dhe të motivuar nga interesa personale.

“Shohim se ndërsa administrata Trump ka prioritet lirimin e pengjeve, për Netanyahun, mbijetesa e tij politike është shumë më e rëndësishme se mbijetesa e vetë pengjeve,” theksoi Mansour. /mesazhi