Ambasadori i Izraelit në OKB: Sulmet do të Vazhdojnë deri në Lirimin e të Gjithë Pengjeve

Danny Dannon

Ambasadori izraelit në OKB, Danny Dannon, ka mbrojtur sulmet ajrore në Gaza në një deklaratë të publikuar në rrjetin X, përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit.

“Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur një seri sulmesh kundër objektivave të Hamasit në Gaza. Nuk do të tregojmë mëshirë për armiqtë tanë. Le ta bëj të qartë: Izraeli nuk do të ndalojë derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi,” deklaroi ai në një video bashkangjitur postimit.

Ai shtoi se Izraeli do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit që nëse dëshiron t’i japë fund luftës në Gaza, duhet të sigurojë lirimin e menjëhershëm të pengjeve. “Ne jemi të përkushtuar t’i kthejmë ata në shtëpi,” përfundoi ai. /mesazhi