Ambasadori i Gjermanisë i kërkon Hotit të vazhdojë të qeverisë me standardet e vëna nga Kurti

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt thotë se presin nga qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin që të vendosë standarde në qeverisje, me transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Përmes një postimi në Twitter, Heldt ka thënë se këto standarde janë vendosur nga qeveria paraprake, pjesë e së cilës ishte edhe LDK-ja.

“Kosova ka një qeveri të re, të votuar nga shumica e nevojshme e 61 parlamentarëve të zgjedhur. Qeveria e mëparshme me pjesëmarrjen e LDK-së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto tani janë standardet të cilat ne presim të fillohen”, ka thënë Heldt.

Po ashtu Heldt, më vonë ka shtuar se Kosova përballet me sfida të jashtëzakonshme dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit.

“Ne do të jemi aty bashkëbisedues për Avdullah Hotin dhe qeverinë e tij për punë serioze në agjendë serioze: dialogu i udhëhequr nga BE-ja, jo korrupsion, sundim i ligjit, pa nepotizëm, qeverisje e standardeve të përcaktuara. Për Kosovën dhe njerëzit e saj”, thotë tutje Heldti.