Ambasadori gjerman uron në shqip Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë.

Në një postim në Twitter, Rohde përveç në gjuhën angleze dhe serbe, përvjetorin e pavarësisë e ka uruar edhe në gjuhën shqipe, shkruan lajmi.net.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës 13 vjetorin e pavarësisë. Urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Rohde.

 

Kosova feston sot 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, që nga shpallja e saj më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Kosovës.

Kosova tanimë është e njohur ndërkombëtarisht nga 117 shtete.