Ballina Lajmet Kosovë Ambasadori gjerman: Normalizimi të përfundojë me njohje reciproke, nëse Kosova e Serbia...

Ambasadori gjerman: Normalizimi të përfundojë me njohje reciproke, nëse Kosova e Serbia duan t’i bashkohen BE-së

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në njohje, nëse të dy shtetet e duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rohde shtoi se në këtë proces duhen vendime të guximshme.

Këtë e ka thënë Rohde në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 me gazetarin Shpat Blakçori.

“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar “hap pas hapi” rezulton të jetë “tit for tat”* që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”.

Exit mobile version