Ambasadori gjerman e pyet Hotin: Ku është plani për kompromis me opozitën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dështimit të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomikë, për herë të gjashtë në Kuvendin e Kosovës.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka pyetur Qeverinë e Kosovës se a kanë në plan për kompromis me opozitën.

“I trishtuar kur dëgjova se në seancën e sotme të kuvendit Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike nuk kaloi për herë të 6-të. Ku është plani i Qeverisë për të krijuar një kompromis me opozitën? “, pyeti ai në Twitter.

Ndryshe, për herë të gjashtë deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur që ta votojë në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim.