Simon Collis, ambasadori i Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite ka bërë haxhin këtë vit, duke u bërë diplomati i parë britanik që bënë këtë adhurim.
Ky lajm është dhënë nga një profil në Twitter dhe ka konfirmuar CNN në gjuhën arabe, duke shkruar:” Ambasadori i parë Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite bënë haxhin pas pranimit të Islamit”.
Edhe çifti Collis e kanë bërë retweet këtë lajm për të konfirmuar se ata janë duke bërë haxhin.
Ai ishte ambasadorë më herët edhe në Irak, Siri dhe Katar. Ai ka studiuar gjuhën Arabe dhe ka shërbyer në mision diplomatik në Lindjen e Mesme dhe Azinë Veriore.
Haxhi është një nga 5 kushtet e Islamit, që obligohet një besimtarë që ka mundësitë njëherë në jetë të shkojë në Meke. Tani haxhilerët janë në përfundim të këtij adhurimi shumë të rëndësishëm./KohaIslame/