Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë në ekspozitën virtuale, “Njëherë e një kohë dhe kurrë më”.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se duhet drejtësi për 1133 fëmijë kosovarë që u vranë ose janë ende të zhdukur nga një konflikt i ndodhur rreth njëzet vjet më parë.
Abbott u shpreh se “ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë”.
“Njëherë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës”, ka shkruar Abbott.