Ambasadori amerikan në Beograd: Taksa e Kosovës ndaj Serbisë është diskriminuese

Kyle Scott e ka quajtur “diskriminuese” taksën prej 100 për qind të vendosur nga Kosova ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott e ka quajtur “diskriminuese” taksën prej 100 për qind të vendosur nga Kosova ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.Ai ka theksuar se ajo që vlen për popullsinë shqiptare në Kosovë, duhet të vlejë edhe për serbët dhe për të gjitha pakicat etnike, transmeton lajmi.net.

“Besoj se Kosova duhet të jetë shtet demokratik multientik”, tha Scott për “Danas”.Sa i përket zotimeve nga Kosova dhe Shqipëria për heqjen e taksave, romingut dhe unifikimin e doganave, Scott tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin çdo akvititet që afron integrimin ekonomik të rajonit.