Ambasada gjermane ka marrë një vendim të ri lidhur me kohën e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen fizike për vizë.
Lajmin ka bërë të ditur vet ambasada, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare.
Në njoftim thuhet se personat të cilët janë të interesuar për të bërë termin në ambasadë për fillim të punësimit duhet të presin minimum gjashtë muaj.
Para këtij vendimi koha e pritjes ka qenë maksimum 4 muaj, teksa tash minimumi 6 muaj.
“Koha e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen faktike së kërkesës për vizë aktualisht është më shumë se gjashtë muaj.
I lusim parashtruesit e kërkesave për këtë kategori vizash që brenda planifikimeve të marrin parasysh këtë gjendje”, thuhet në komunikatën e tyre.
Ndër të tjera aty përmendet edhe aplikimi i tarifave të reja nga muaji i kaluar, raporton Insajderi.
“Nga data 1 Shtator tarifa për një vizë nacionale do të jetë 75 Euro, ndërsa për personat nën moshën 18 vjeçare 38 Euro”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Në njoftim thuhet që janë detyruar ta mbyllin listën e pritjes për kategorinë e vizave për punësim sezonal për këtë vit.
Arsyeja ka të bëjë me numrin e të interesuarve për këtë kategori që është jashtëzakonisht i madh.
Ambasada ka shprehur keqardhje për gjithë të interesuarit për punësim sezonal në gjermani.
“Kërkesat për caktimin e një termini për viza për punësim sezonal tejkalojnë jashtë mase kontingjentin e terminëve.
Prandaj ambasada është e detyruar ta mbyllë listën e pritjes për këtë kategori të vizave për këtë vit.
Shprehim keqardhje që jo të gjithë të interesuarit për punësim sezonal në gjermani do të kenë mundësinë të parashtrojnë një kërkesë për vizë”.
Ata bëjnë publik edhe orarin e ri të konsultimeve telefonike i cili fillon nga muaji prill.
Përmes të cilit të interesuarit mund të telefonojnë nga ora 13:00 deri në orën 16:00.
Sipas tyre pyetjet rreth statusit të procedurave për viza mund të bëhen nëpërmjet formularit kontaktues vetëm nëse të interesuarit kanë parashtruar një kërkese për vizë-Shengen dhe janë dukë pritur përgjigje prej 15, apo më shumë ditëve.
Ndërsa ata të cilët bëjnë kërkesë për vizë nacionale duhet pritur përgjigjen prej 3, apo më shumë muajve.
Pra, aplikuesit lutën të pritën deri sa të kalojnë afatet e lartcekura./Mesazhi/