Ballina Uncategorized Ambasada e ShBA-së për dy kadetët e parë kosovarë të diplomuar në...

Ambasada e ShBA-së për dy kadetët e parë kosovarë të diplomuar në West Point: Keni bërë krenarë gjithë Kosovën

Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë ushtarakët e rinj që do t’i shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia e tyre e diplomimit ishte mjaftë e veçantë, madje në të mbajti fjalim edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka uruar sot Shalën dhe Dalladakun, duke theksuar se kanë bërë krenarë gjithë Kosovën.

“Ju keni bërë krenarë gjithë Kosovën me arritjen e juaja dhe sensin e shërbimit dhe detyrës. Ne hedhim kapelat në ajër, për të festuar për ju dhe suksesin tuaj të ardhshëm në Ushtrinë e Kosovës”, thuhet nga ambasada.

Një ceremoni diplomimi si asnjë tjetër në historinë 218 vjeçare të kësaj akademie. Rreth 1100 kadetët e akademisë ushtarake West Point marshuan krenarë në parkun e kampusit me maskat mbrojtëse që iu shtuan këtë herë uniformës tradicionale.

Mes tyre, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, janë dy kadetët e rinj nga Kosova të diplomuar në këtë akademi prestigjioze që gërsheton mësimin e doktrinave të taktikave ushtarake me edukimin akademik.

Exit mobile version