Sot në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve. E ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se në këtë ditë po qëndrojnë krah anëtarëve të familjes që ende, dekada më vonë, nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur, raporton teve1.info
“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë me anëtarët e familjes që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.
“Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, thuhet më tej.