Ballina Lajmet Kosovë Ambasada e Kosovës në Turqi dënon sulmin terrorist në Ankara

Ambasada e Kosovës në Turqi dënon sulmin terrorist në Ankara

Ambasada e Kosovës në Turqi, ka dënuar sulmin terrorist ndaj kompanisë së hapësirës ajrore në Ankara.

Në një njoftim nga kjo ambasadë, u shprehin ngushëllime familjeve që humbën jetën.

”Ne dënojmë sulmin terrorist ndaj Industrive Turke të Hapësirës Ajrore në objektet në Ankara. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të atyre që humbën jetën”.

Disa viktima u raportuan nga një sulm që dyshohet të jetë terrorist në objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në kryeqytetin Ankara të mërkurën pasdite, raporton TRT Haber.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Kahramankazan.

Duke konfirmuar se ka të vdekur dhe të plagosur.

Yerlikaya tha se opinioni do të informohet për zhvillimet dhe se duhet të merren parasysh deklaratat e bëra nga burime zyrtare.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë njoftoi se pas sulmit terrorist filloi një hetim./

Exit mobile version