Ambasada e Kosovës në Turqi, ka dënuar sulmin terrorist ndaj kompanisë së hapësirës ajrore në Ankara.
Në një njoftim nga kjo ambasadë, u shprehin ngushëllime familjeve që humbën jetën.
”Ne dënojmë sulmin terrorist ndaj Industrive Turke të Hapësirës Ajrore në objektet në Ankara. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të atyre që humbën jetën”.
Disa viktima u raportuan nga një sulm që dyshohet të jetë terrorist në objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në kryeqytetin Ankara të mërkurën pasdite, raporton TRT Haber.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Kahramankazan.
Duke konfirmuar se ka të vdekur dhe të plagosur.
Yerlikaya tha se opinioni do të informohet për zhvillimet dhe se duhet të merren parasysh deklaratat e bëra nga burime zyrtare.
Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë njoftoi se pas sulmit terrorist filloi një hetim./