Ambasada e Kosovës në Itali porosit qytetarët, që të kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë në shtëpi

Ambasada e Kosovës në Itali, ka bërë thirrje publike në drejtim të të gjithë shtetasve të Kosovës që të kufizojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qëndruar në shtëpi pranë familjeve.

Nga Ambasada e Kosovës në Itali u tha se qëndron në gatishmëri të shtetasve kosovarë, që kanë nevojë për shërbime vetëm për raste emergjente, transmeton Indeksonline.

Më tej u theksua se tashmë po ndjekin me kujdes të gjitha zhvillimet dhe se në këto momente duhet të gjithë të jenë sa më solidarë dhe të ruajnë shëndetin e njëri-tjetrit.

Duhet përkujtuar që në Shqipëri mbrëmë janë konfirmuar dy rastet e para të infektuar me coronavirusin, babë e birë të cilët kishin udhëtuar nga Italia.