Ambasada e Kosovës në Berlin gjatë ditës së sotme ka marrë raportin zyrtar për aksidentin tragjik në Meerseburg, ku humbën jetën tre persona të familjes Krasniqi nga Ferizaji.
Dje qarkulluan lajmet se ka pasur katër viktima nga ai aksident, mirëpo kjo gjë është korrigjuar nga autoritetet gjermane, që do të thotë se nuk ka pasur viktimë të katërt, shkruan
“Ambasada e Kosovës edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi, dhe falenderon policinë e Ravensburg për bashkëpunimin dhe siguron qytetarët që është duke bërë përpjekje që në këto çaste të vështira për qytetarët e Kosovës dhe familjarët e viktimave të jetë e angazhuar për të ndihmuar me çkado që është nevoja”.