Ambasada britanike jep lajmin e mirë: Shumë shpejt do të vijnë vaksinat antiCovid në Kosovë

Britania e Madhe, është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj që vaksinat kundër Covidit do të arrijnë në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa në Twitter Ambasada e saj në Kosovë, ka thënë se ndihen shumë krenarë që kjo po realizohet dhe se kosovarët shumë shpejt do të mund të marrin këto vaksina.

Ndryshe programi i UNICEF-it në Kosovë ka bërë të ditur se 100 mijë e 800 doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë përmes programit të tyre dhe se ato do të mund të përdoren për 3 për qind të popullsisë.