Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Kuvendit të Kosovës që i jep dritën e gjelbër FSK-së të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit.
Ambasada në një postim në Facebook ka publikuar fotografi të ushtrimeve të përbashkëta të FSK-së me ushtarët amerikanë, duke shtuar se Kosova po demonstron gatishmërinë e saj që të kontribuojë në përgjegjësinë e përbashkët për paqen globale dhe sigurinë, shkruan lajmi.net.
“Vota e djeshme e Kuvendit lejon FSK-në që në partneritet me ushtrinë amerikane të shkojnë në të ardhmen në misione paqeruajtëse – duke demonstruar se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësinë e përbashkët për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.Ndryshe, kontigjenti i parë i FSK-së drejt SHBA-ve pritet të niset në mars.