Amazon thotë se mjeti mund të prodhojë volume të mëdha imazhesh reale me cilësi studioje me kosto te ulët.
Amazon ka kërcyer në vagonin e kompanive teknologjike të cilat vendosën të lançonin gjeneruesin e tyre të imazhit. Konsumatorët e AWS tashmë mund të provojnë një version eksperimental të Titan Image Generator.
Amazon thotë se mjeti mund të prodhojë volume të mëdha imazhesh reale me cilësi studioje me kosto të ulët.
Pretendon se AI mund të gjenerojë imazhe bazuar në kërkesa komplekse me tekst duke u siguruar kompozimi i objekteve është i saktë por në të njëjtën kohë duke aplikuar kufizime.
Kjo sipas kompanisë ndihmon me reduktimin e përmbajtjeve të dëmshme dhe ul rrezikun e përhapjes së lajmeve të rreme.
Përdoruesit të cilët kërkojnë editimin e një imazhi, mund të izolojnë hapësirat në të cilat duhen të heqin detaje. Për shembull mund të zëvendësojnë një sfond ose të ndërrojnë një objekt.
AI mund të zgjerojë kufijtë e imazhit duke shtuar detaje artificiale njëlloj siç vepron Generative Expand në Photoshop.
Së fundi Amazon tha se Titan aplikon informacion mbi imazhet që gjeneron dhe që është i padukshëm. Me këtë kompania redukton përhapjen e informacioneve të rreme duke ofruar mekanizma të cilët identifikojnë imazhet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale.