Ballina Arritje Teknologji Amazon blen aplikacionin e komunikimit të sigurtë përdorur nga agjenci shtetërore

Amazon blen aplikacionin e komunikimit të sigurtë përdorur nga agjenci shtetërore

Por ka diçka që e dallon nga shërbimet e tjera, është i vetmi me funksionalitete të plota që përmbush kriteret e sigurisë së Agjencisë Amerikane të Sigurisë.

Amazon Web Services (AWS) do të hyjë në tregun e komunikimit të sigurtë. Shërbimi cloud i Amazon ka blerë Wickr, një platformë e komunikimit të enkriptuar ndërtuar për zyrtarë shtetërore, korporata të mëdha dhe organizata ushtarake.

Në një postim në blogun AWS Security, Amazon tha se Wickr do ti bashkohet kompanisë. Komunikimi që ofron Wickr është i enkriptuar me tekst, video dhe thirrje zanore, enkriptim që shtrihet deri tek shpërndarja e dokumenteve.

Por ka diçka që e dallon nga shërbimet e tjera, është i vetmi me funksionalitete të plota që përmbush kriteret e sigurisë së Agjencisë Amerikane të Sigurisë.

Është popullor në mesin e agjencive federale Amerikane. Lëvizja në një kohë kur po shtohet interesi për komunikim të sigurtë sidomos për shkak të pandemisë së punonjësit po punojnë nga shtëpia.

Wickr nuk është vetëm për agjencitë dhe institucionet e larta shtetërore. Versioni falas mund të përdoret nga të gjithë. /CIO Albanian

Exit mobile version