Më shumë se 200 milionë njerëz abonohen në Prime në mbarë botën. Shërbimi, i cili ofron përfitime transporti, akses në transmetimin e filmave dhe më shumë, kushton 139 dollarë në vit, ose 14,99 dollarë në muaj në SHBA dhe 95 £ në vit në Mbretërinë e Bashkuar.
SHBA-ja ka akuzuar Amazon se ka mashtruar klientët që të regjistrohen për rinovimin automatik të abonimeve në Prime dhe duke e vështirësuar anulimin. Komisioni Federal i Tregtisë, mbikëqyrësi i të drejtave të konsumatorit në vend, i bëri këto pretendime në një padi. Ai citoi se ishin modele manipuluese të faqeve të internetit. Amazon i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur ato të rreme për faktet dhe ligjin.
Më shumë se 200 milionë njerëz abonohen në Prime në mbarë botën. Shërbimi, i cili ofron përfitime transporti, akses në transmetimin e filmave dhe më shumë, kushton 139 dollarë në vit, ose 14,99 dollarë në muaj në SHBA dhe 95 £ në vit në Mbretërinë e Bashkuar.
Komisioni Federal I Tregtisë tha se, Amazon përdori dizajne të faqeve të internetit, të cilat i shtynë klientët të pranonin të regjistroheshin në Prime dhe që abonimi të rinovohej automatikisht ndërkohë që ata po bënin blerje. Kompania u përpoq t’ua bënte të vështirë përdoruesve që të heqin dorë nga regjistrimi automatik, sepse këto ndryshime, sipas tyre, do të ndikonin gjithashtu negativisht në linjën përfundimtare të Amazon, agjensia pretendon në ankesën, të paraqitur në gjykatën federale në Seattle. Gjithashtu, u tha se Amazon i vendosi klientët që kërkonin të anulonin abonimin, në një process të gjatë për ta bërë këtë me katër faqe, gjashtë klikime dhe pesëmbëdhjetë opsione.
Megjithëse Amazon ndryshoi procesin e anulimit pak përpara se të ngrihej padia, Komisioni Federal I Tregtisë tha se taktikat e kompanisë thyen ligjet që synonin mbrojtjen e blerësve. Ndërkohe Komisioni Federal I Tregtisë, po kërkon një urdhër gjykate për të detyruar Amazon të ndryshojë praktikat e saj, si dhe gjoba financiare në një shumë të papërcaktuar. Amazon tha se kishte qenë në mes të diskutimit të çështjeve me agjencinë kur padia u ngrit pa paralajmërim.