Kreu i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun deklaroi se problemi i Qipros nuk mund të zgjidhet duke injoruar praninë turke në ishull, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga Twitteri lidhur me problemin e Qipros, Altun ka nënvizuar se problemi i Qipros i cili nuk ka mundur të zgjidhet për vite me radhë po diskutohet në mënyrë më të drejtë në arenën ndërkombëtare me vullnetin e fortë që Turqia ka paraqitur.
“Problemi i Qipros nuk mund të zgjidhet duke injoruar praninë turke në ishull. E vetmja zgjidhje në Qipro është ekzistenca e dy shtete të barabarta dhe sovrane”, tha Altun.
Në postimin e tij Altun përfshiu edhe një video të përgatitur nga Zyra e Komunikimeve të Presidencës e cila shpjegon problemin e Qipros, negociatat e mbajtura dhe ato të mbetura pa rezultat në të kaluarën dhe deri më sot si dhe rolin e Turqisë në çështjen e Qipros. /aa