Kreu i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun tha se vendimet e marra duke shtrembëruar historinë dhe lirimi i terroristit armen që martirizoi kryekonsullin e Turqisë në Los Angeles të SHBA-së, inkurajon mbështetësit e ekstremizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në anglisht nga llogaria e medias sociale, lidhur me çështjen, Altun tha se pritja me britma gëzimi nga varja e një manekini të veshur me flamurin e Azerbajxhanit nga një grup armenësh pro-ekstremistë në SHBA si dhe shfaqja ku azerbajxhanasit kërcënohen hapur është rezultat i kësaj nxitjeje.
“Muajin e kaluar u lirua terroristi armen Hampig Sasunyan, i cili martirizoi në vitin 1982 kryekonsullin e Turqisë në Los Angeles. Kishim paralajmëruar se mos ndëshkimi i këtyre vrasësve do të shërbejë vetëm për të inkurajuar mbështetësit e brezit të ri të ekstremistëve. Shtrembërimi i historisë inkurajon edhe më shumë ekstremistët armenë që kërcënojnë azerbajxhanasit që jetojnë në SHBA”, tha Altun.
“Jemi të shqetësuar nga ky përshkallëzim. Ndodhemi pranë Azerbajxhanit kundër këtyre kërcënimeve dhe u bëjmë thirrje autoriteteve amerikane që të bëjnë atë që është e nevojshme. Ekspozita jonë lidhur me diplomatët tanë të martirizuar nga terroristët armenë do të mund të vizitohet në Los Angeles deri më 1 maj”, tha ai./aa