Altun lidhur me Sirinë: Qëllimi i Turqisë është të garantojë sigurinë e saj dhe të eliminojë te’rroristët

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun deklaroi se “Türkiye mbështet unitetin, stabilitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe qëllimi i saj i vetëm është të garantojë sigurinë e saj kombëtare dhe të eliminojë terroristët”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Altun tha se konfliktet e vazhdueshme dhe situata ushtarake në Siri po ndiqen nga afër nga opinioni publik si dhe nga qeveria e tyre.

“Si rezultat i interesit të afërt të opinionit publik media vlerëson në krye të agjendës çështjet që ndodhin dhe përmbush detyrën e saj raportuese me informacione nga terreni”, tha Altun duke shtuar se si drejtori kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u siguruar që mediat në terren të mund të kryejnë detyrat e tyre në kushte më komode dhe të informojnë publikun në mënyrë efektive, dhe se kanë marrë masat e mundshme duke siguruar koordinim me të gjitha institucionet përkatëse.

Ai vuri në dukje se duke i bërë të gjitha këto, ata kanë kryer detyrën për t’u kujtuar si organizatave të shtypit ashtu edhe qytetarëve për disa parime në lidhje me pasqyrimin e çështjes siriane në media.

“Në një mjedis ku dezinformimi përhapet më shumë dhe më shpejt se kohët normale, ne besojmë se mediat tona në mënyrë të vetëdijshme përgjegjësie do të përqafojnë një politikë transmetimi që ka prioritet lirinë e qytetarëve tanë për të marrë informacion dhe interesat e vendit tonë, të respektojë në maksimum privatësinë ushtarake dhe të inteligjencës, të shmangin lajmet e pabaza, retorikat e bazuara vetëm në të dëgjuar, që kanë orientim të gabuar dhe larg nga e vërteta”, tha Altun.

Sipas tij, bërja e publikimeve që marrin parasysh vetëm deklaratat zyrtare në lidhje me qëndrimin e Türkiye për këtë çështje dhe shmangien e analizave që lexojnë qëllimin janë gjithashtu elementë të rëndësishëm që do të sigurojnë informacion më të mirë për publikun.

“Nuk duhet harruar se Türkiye mbështet unitetin, stabilitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe se qëllimi i saj i vetëm është të garantojë sigurinë e saj kombëtare dhe të eliminojë terroristët”, theksoi drejtori i Komunikimeve të Presidencës.

Altun tha se qytetarët teksa ndjekin mediat nuk duhet të mbështeten në informacione të pakonfirmuara dhe nuk duhet të kontribuojnë në përhapjen e lajmeve dhe informacioneve që përmbajnë dezinformata. Ai më tej theksoi se është e rëndësishme të merren deklaratat e institucioneve zyrtare si bazë për informim të saktë.