Lidhja Demokratike e Kosovës ka lidhur marrëveshje parazgjedhore me Alternativën, konfirmon një anëtar i këtij subjekti të ri politik.
“LDK dhe Alternativa do të shkojnë së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit”, ka thënë burimi për Telegrafin.
Burime të Telegrafit marrin vesh se Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës, përveç bashkimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, po tenton që ta zgjerojë frontin edhe me Aleancën Kosova e Re (AKR).
Sipas këtyre burimeve, në diskutim është edhe mundësia që Lëvizja Vetëvendosje (VV) të bëhet pjesë e këtij koalicioni të gjerë.
‘’Besojmë fuqishëm se ky koalicion do dilte fitues dhe do t’i merrte mbi 50 për qind të votave”, ka shtuar ai.