Alpinisti Mergim Demiraj ngjitet në Mont Blanc, maja më e lartë në Evropën Perëndimore

Alpinisti nga Suhareka, Mergim Demiraj ka ngjitur majën më të lartë në Evropën Perëndimore, majën Mont Blanc e cila njihet edhe si maja e bardhë.

Kjo majë është 4810 metra mbi nivelin e detit.

“Flamuri Kosovës valon në majen më të lartë në Europen perëndimore, maja e bardhë”, ka shkruar vetë Demiraj në Facebook.