Trajneri Xabi Alonso ka marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Tekniku spanjoll do të vazhdoj të jetë në krye të Bayer Levekursenit të paktën deri në verën e vitit 2025, ka njoftuar ekipi gjerman të premten.
Kështu që, Alonso do ta drejtoj Leverkusenin edhe edicionin e ardhshëm, përkundër interesimit të madh nga Liverpooli, Bayern Muncheni e Real Madridi.
Alonso është trajneri i Leverkusenit prej tetorit të vitit 2022 dhe ka kontratë valide deri në verën e vitit 2026.
Aktualisht, Leverkuseni po marshon drejt titullit të kampionit në Bundesligë nën drejtimin e Alonsos.
Prinë në tabelë me 70 pikë të tubuara pas 26 xhirove të luajtura dhe është ekipi i vetëm që ende nuk di për humbje.