Mesfushori ofensiv, Miguel Almiron do të largohet nga Newcastle Unitedi për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Almiron gjatë këtij muaji do ti bashkohet ekipit Al-Shabab, me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale. Skuadra saudite është në negociata me Neëcastle Unitedin për lirimin e 29-vjeçarit dhe për kartonin e tij ka ofruar 30 milionë euro.
Almiron ka njoftuar Newcastlen për vendimin e tij dhe po e pret marrëveshjen mes klubeve përpara se të zhvendoset në Lindjen e Mesme. Ai prej janarit të vitit 2019 është pjesë e ekipit anglez, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2026.
Almiron është reprezentues i Paraguait, ndërsa këtë edicion ka pesë gola e dy asistime në të gjitha garat për Neëcastle Unitedin.