Ballina Sport Allyson Felix bëhet atletja me më shumë medalje

Allyson Felix bëhet atletja me më shumë medalje

Allyson Felix me vajzën

Amerikania Allyson Felix është bërë atletja më e dekoruar e të gjitha kohërave pas medaljes së bronzit në 400m duke marrë në total 10 medalje olimpike.

Shaunae Miller-Uibo e Bahamas fitoi medaljen e arrit, ndërsa Marileidy Paulino nga Republika Dominikane fitoi të argjendin.

Me këtë medalje, Felix, 35 vjeçe, ka thyer rekordin e Merelene Ottey nga Xhamajka, e cila ka fituar 9 medalje olimpike.

Atletja amerikane numëron tani gjashtë medalje ari, tre të argjendta dhe një bronzi.

Ajo do të ketë shansin për medaljen e 11 këtë të shtunë, kur SHBA do të kërkojë të mbrojë titullin në garën 4x400m.

Nëse ai arrin atëherë do të thyejë edhe rekordin që mban Carl Lewis si atleti më me shumë medalje i të gjithë kohërave. /euronews

Exit mobile version