Ballina Artikuj Alija Izetbegoviç, urtaku, humanisti, luftëtari i paepur për të drejtat e...

Alija Izetbegoviç, urtaku, humanisti, luftëtari i paepur për të drejtat e njeriut…

Alija Izetbegoviç
Në një datë si sot, me (19 tetor 2003 ) shkoi për tek Zoti i Tij një njeri i jashtëzakonshëm, Alija Izetbegoviç.
—–
“Kur të ndërroj jetë unë, mbi gurin e varrit tim mos shkruani, as njeri i madh e as burrë shteti, por Robi i Zotit! “
“Ne nuk mund të arrijmë përsosmëri, por ka një gjë që mund të bëjmë: të përpiqemi vazhdimisht të jemi sa më njerëzorë”
“Mendja ime vazhdimisht lëkundet e pyet, ndërsa zemra ka qënë gjithnjë e mbetet në anën e fesë. Momentet e mia të lumturisë kanë qënë ato, kur mendja e zemra ime u përputhën”.
Alija Izetbegoviç (Allahu e meshiroftë)
(8 gusht 1925 – 19 tetor 2003)

Një biografi e shkurtër

Alija Izetbegoviç (8 gusht 1925 – Sarajevë, 19 tetor 2003) ishte kryetar i parë Bosnjës dhe Hercegovinës së pavarur, themelues dhe kryetar i parë i Partisë së Aksionit Demokratik, njëherësh është edhe shkrimtar, estet dhe politilog i njohur për reflektimet mes shoqërisë, politikës dhe besimit

Alija Izetbegoviç u shkollua dhe jetoi në Sarajevë që nga viti 1927. Studimet i filloi për agronomi ndërsa më 1954 kaloi në fakultetin juridik. Diplomoi më 1956 ndërsa me 1962 dha provimin e avokaturës. Ai rridhte nga një familje myslimane, me prejardhje nga Beogradi. Sipas tij, gjyshi i tij Alija, emrin e të cilit e ka trashëguar ai, ka lënë Beogradin në vitin 1868, vit kur të gjithë myslimanët braktisën Beogradin dhe u vendos në Bosanski Shamac. Alija ka qenë i martuar me Haliden, baba i dy vajzave Sabinës dhe Lejlës, dhe Bakir.

Ai ishte për një kohë të gjatë kundërshtar i flakët i komunizmit dhe për aktivitetet e tij pan-islamike dy herë u burgos nga regjimi totalitar i Jugosllavisë. Herën e parë më 1946 si anëtar i organizatës “Myslimanët e Rinj”, ku u dënua me tre vjet burgim dhe më pas në procesin e njohur gjyqësor të vitit 1983, ku u dënua me 14 vjet burgim, që më vonë u shkurtua në 12 e në fund në 9 vjet. Asokohe u dënua si autor i Deklaratës Islame të shkruar më 1970. Nga burgu doli më 1988 pas pesë vjet e tetë muaj. Nga fundi i vitit 1989 ngriti iniciativën për themelimin e një partie myslimane në Jugosllavi (Partia e Aksionit Demokratik) ndërsa në kuvendin themelues të kësaj partie të mbajtur në Sarajevë më 1990 u zgjodh kryetar i saj. Po në atë vit në zgjedhjet shumëpartiake kjo parti fitoi mbi komunistët. Ai u bë president i Bosnjës dhe Hercegivinës. Gjatë holokaustit që përjetuan myslimanët gjatë viteve ’90-’95 Izetbegoviqi qëndroi në mesin e tyre pa lëshuar zyrën dhe apartamentin e tij. Pas presioneve ndërkombëtare dhe vuajtjeve të mëdha që populli i tij po i përjetonte, në nëntor të vitit 1995, u detyrua të nënshkruaj marrëveshjen e Dejtonit për paqe që de fakto ndau Bosnjën dhe Hercegovinën. Në shtator 1996 ai u rizgjodh president i presidencës treanëtarësh të Bosnjës. Më 1999, ai shpalli vendimin e tij për dorëheqje nga posti i presidentit të Bosnjës. Shëndeti në njërën anë, mosha e shtyrë dhe më e rëndësishmja ashtu si ai u shpreh përcaktimi i komunitetit ndërkombëtarë të dobësoj esencën islame të Bosnjës:

Izetbegoviqi ishtë fitues i Çmimit për të Drejtat e Njeriut i qytetit të Izmirit (1994), ishtë dekoruar me medaljen kroate “Mbretëresha Katarina” (1995), më 1997, Doktor Nderi i Universitetit Marmara të Stambollit, Doktor Nderi i Universitetit të Riadit, Medaljen e Lirisë e Republikës së Turqisë, më 1998, Medaljen e Pavarësisë të Katarit dhe Kartën e Paqes të Ligës Ndërkombëtare Humaniste, shpërblimin e Forumit “Crans Montana” për promovimin e të drejtave të njeriut (1999)

Alija Izetbegoviq ishte gjithashtu edhe mendimtar dhe shkrimtar i respektuar. Ai ishte i mirënjohur për librin e tij “Islam ndërmjet lindjes dhe perëndimit” që i cilësuar si më i miri i viteve të 80-të.itin 1997 u laborua me çmimin Faisal, çmim ky që i dedikohet autorëve islam më të suksesshëm të vitit. Kjo hyrje në gjendjen njerëzore analizon mohimin e perëndimit islamin dhe kontributin e dhënë nga myslimanët në komparacion të civilizimeve islame dhe sekulare. Ai tregon se ku të dy takohen dhe ndahen, duke investiguar krahas artit, moralin, dhe ligjin. Libri origjinal u publikua më 1984 kur Izetbegoviçi ishte ende në burg. Libri Evropian më i shitur, u vlerësua nga autori britanik Asad Yawar si” libri më i shkëlqyer që u publikua në Evropë në 1980-tat” .

Përveç librit të lartpërmendur është autor edhe i librave “Deklarata Islame”, “Mundimet në Burg” si dhe përmbjedhjen e artikujve “Problemet e Rilindjes Islame”. Alija Izetbegoviç mbetet i respektuar nga bota perëndimore për idetë e tij rreth besimit dhe politikës, por njëherësh idetë dhe vepra e tij e shndërruan Izetbegoviçin në ideolog dhe shkrimtar të madh, si dhe personalitet me ndikim në botën islame.

Ai do të mbahet mend edhe nga deklarata e Richard Holbrooke, krijuesit të Marrëveshjes së Dejtonit i cili tha: “Nëse nuk do të ishte Alija Izetbegoviç, sot nuk do të kishte as Bosnje dhe Hercegovinë”.

Alija Izetbegovic vdiq më 19 tetor 2003, dhe u varros në varrezat e dëshmorëve Kovaçi në Sarajevë.

Exit mobile version