Algjeri – Tebboune: Franca bëri “krimet më të shëmtuara” gjatë periudhës koloniale

Abdelmadjid Tebboune

Abdelmadjid Tebboune publikoi një deklaratë me shkrim me rastin e 67-vjetorit të luftës për pavarësi, e cila filloi më 1 nëntor 1954 dhe njihet zyrtarisht si Revolucioni Çlirimtar.

“Të mbrosh drejtësinë është më e fortë se ushtria koloniale”, u shpreh Tebboune duke theksuar se “populli algjerian është i përkushtuar me vendosmëri për lirinë e tij”.

Pasi vuri në pah se “zjarri i revolucionit u ndez me besim”, presidenti algjerian vijoi me këto fjalë: “Kolonia franceze bëri krimet më të tmerrshme në historinë e njerëzimit përmes masakrave dhe torturave, duke terrorizuar dhe duke përdorur forcën e armatosur.”

Algjeria, shembulli më aktual dhe më i përgjakshëm i historisë koloniale të Francës në kontinentin afrikan, filloi luftën e saj për pavarësi në vitin 1954.

Ndërkohë që Algjeria konsiderohet si një prej shteteve që pagoi çmimin më të rëndë për këtë kauzë me luftën e saj 8-vjeçare për pavarësi, dhimbjet e papërshkrueshme të algjerianëve u shkruan në histori si “njolla e zezë” që Franca la pas gjatë tërheqjes nga Afrika.

Përgjatë viteve të luftës çnjerëzore në vend, gati 1,5 milionë algjerianë humbën jetën dhe miliona të tjerë u zhvendosën.

Vlen të theksohet gjithashtu se Franca ka kryer të paktën 17 prova bërthamore, 4 prej të cilave mbi tokë dhe 13 të tjera nën tokë, në Shkretëtirën Algjeriane mes viteve 1960-1966. /trt