Zjarret pyjore në Algjeri kanë vrarë 65 persona, përfshirë 28 ushtarë dhe 37 civilë.
Ndër zonat më të prekura nga zjarret është provinca Tizi Vizu, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Algjeri, njoftoi televizioni shtetëror algjerian.
Zjarret në pyje u regjistruan në 71 vende të ndryshme në 18 provinca, njoftoi agjencia zyrtare e lajme e Algjerisë “APS”.
Sipas raportit, shuarja e zjarrit vazhdon në 22 vende në Tizi Vizu, 13 në provincat Bexhaja dhe Tarif rreth bregdetit verilindor dhe 11 në provincën Xhixhel.
Thuhet se ekipet po luftojnë për t’iu përgjigjur zjarreve në pyje në këto rajone malore të vendit, ku jeton kryesisht fisi Amazig (Berberët) dhe ku transporti është i vështirë.
Ndërkohë, ushtria algjeriane po merr pjesë në përpjekjet e shuarjes së zjarrit.
Kryeministri algjerian Eymen Bin Abdurrahman njoftoi dje se 42 persona, përfshirë 25 ushtarë dhe 17 civilë, kishin vdekur në zjarret e pyjeve. /trt