Kompania Alfa Romeo prezantoi 33 Stradale pothuajse një vit më parë, por vetëm tani kemi mundësinë të dëgjojmë se si tingëllon.
Marka italiane ka publikuar një video të shkurtër, ku dëgjohet tingulli i motorit 3 litërsh V6 twin-turbo. Modeli 33 Stradale ka pasur vetëm ekrane statike deri më tani, dhe ekipi inxhinierik tani po fokusohet në zhvillimin dinamik
Edhe pse tingulli është i vështirë për t’u përshkruar, Alfa thotë se motori krijon “melodi elegante, harmonike dhe të sofistikuara”. Gjithashtu, thuhet se bëhet fjalë për një “tingull force dhe precize, që është rezultat i mjeshtërisë mekanike dhe pasionit italian”.
Modeli ekzotik me prodhim të kufizuar është i disponueshëm me 630 kuaj-fuqi dhe motori i tij V6 është i lidhur me një ndërrues me tetë shpejtësi që dërgon fuqinë në rrotat e pasme nëpërmjet një diferenciali elektronik me rrëshqitje të kufizuar.
Vetura përshpejton nga 0 në 100 km/h në më pak se tre sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 333 km/h. Alfa Romeo do të ofrojë modelin 33 Stradale si një veturë plotësisht elektrike, i cili do të ofrojë 750 kuaj fuqi dhe rrezja e veprimit do të jetë rreth 450 kilometra.
Prodhimi do të kufizohet në 33 njësi, të cilët tashmë janë të rezervuar. Prodhimi për Alfa do të kryhet nga Carrozzeria Touring Superleggera dhe marka italiane premton “performancë të shkëlqyer në pistë pa kompromentuar komoditetin dhe lehtësinë e përdorimit, duke përfshirë drejtimin e përditshëm”.