Alergjia nga peshku i merr jetën 11-vjeçarit

Një djalë 11-vjeçar nga Brooklyn ka ndërruar jetë dhe dyshohet që shkak të jetë gatimi i keq i peshkut.

Cameron Jean-Pierre, i cili kishte alergji ndaj peshkut mbeti pa ndjenja në ditën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e gjyshes së tij.

Ende nuk ka dalë autopsia për të vërtetuar shkakun, por familja e tij beson se ai vdiq pas një sulmi nga astma që u shkaktua nga proteina e peshkut (merret nga thithja e ajrit).

Nëna e djalit, Jodi Pottingr tha për mediat amerikane se djali u sëmur kur po hante ushqimin tradicional karaibean që kishte gatuar gjyshja e tij.

Vogëlushi i ndjerë u diagnostikua për herë të parë me alergjinë ndaj peshkut kur ishte në shkollë. Jodi dëshironte ta bënte publik rastin për të paralajmëruar prindërit e tjerë rreth të këqijave që sjell alergjia