Pandemia nuk ka përfunduar ende, kështu që monitorimi i vetes për simptomat nuk mbetet pas. Sidoqoftë, mes Covid-19 dhe alergjive të stinës, me siguri mund t’ju ketë ndodhur të pyesni veten: Është Covid apo alergji e momentit?
Covid-19 zakonisht përmban simptoma si ethe, të dridhura, kollë, lodhje, dhimbje trupi, dhimbje koke dhe humbje të shijes ose erës, shpjegon Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Ju gjithashtu mund të përjetoni dhimbje të fytit, rrjedhje të hundës, të vjella ose diarre – sidoqoftë sipas CDC kjo nuk është një listë gjithëpërfshirëse. Pra, nuk sugjerohet të bëni një test Covid nëse keni vetëm ndonjë nga këto simptoma “të dyta”.
Megjithatë, gjatë kësaj periudhe nuk është çudi që të keni edhe alergji gjithashtu. Alergjitë ndodhin kur sistemi juaj imunitar reagon ndaj një substance (ushqimi, pluhuri, myku) dhe krijon antitrupa për ta sulmuar atë – edhe nëse substanca nuk është e dëmshme. Ka shumë reaksione të ndryshme alergjike, por ju me siguri po pyesni për ato që ngjajnë më shumë me një infeksion të frymëmarrjes.
Në këto raste, simptomat mund të përfshijnë “teshtitje dhe kruajtje, rrjedhje ose hundë të bllokuar, lotim të syve, shtrëngim në gjoks, gulçim, kollë, buzë të enjtura, dhimbje stomaku, të vjella ose diarre, lëkurë të thatë, të kuqe dhe të plasaritur etj”, thotë specialisti i alergjisë, astmës dhe imunologjisë, Schuman Tam.
Për më tepër, alergjitë mund të jenë më të këqija se zakonisht këtë vit, sipas Tania Elliott, alergologe dhe imunologe.
“Çdo vit, sezonet e alergjisë po rriten më gjatë dhe po bëhen më intensive për shkak të ndryshimit të klimës, kështu që alergjitë e vjeshtës këtë vit mund të jenë më të rënda”, thotë ajo.
Ajo shton se edhe “alergjitë e brendshme në shtëpitë tuaja”, mbeten ende një faktor.
Sanjeev Jain, alergolog, jep disa këshilla për të bërë ndryshimet mes koronavirusit dhe alergjive të stinës:
Nëse pjesa më e madhe e simptomave tuaja përfshijnë teshtitje, ka më shumë të ngjarë të jetë një reaksion alergjik, sepse teshtitja nuk është një simptomë e zakonshme e Covid-19.

Alergjitë në përgjithësi nuk sjellin ethe ose humbje të shijes dhe erës. Pra, nëse keni ndonjë nga këto, është shenjë më serioze për koronavirus.
Nëse përballeni me simptoma alergjie për herë të parë në jetën tuaj, ia vlen të bëni një test Covid-i për sigurinë tuaj.
Në fund të fundit, këto janë udhërrëfyes, por nuk janë rregulla:
“E vetmja mënyrë për të qenë plotësisht të sigurt se simptomat tuaja janë për shkak të alergjive dhe jo virusit, është që të testoheni për Covid”, përfundon ai.