Së paku dy bomba barelë goditën spitalin më të madh në qytetin e Aleppos, në zonën e mbajtur nga forcat anti-qeveritare. q
Lajmin e bëri të ditur një organizatë mjekësore, e cila po vepronte në spital.
“Dy bomba barelë goditën spitalin M10 dhe ka njoftime për një bombe thërmuese poashtu,” tha Adham Sahloul, nga Shoqëria Mjekësore Siriano-Amerikane.
Spitalet M10 dhe M2 janë spitalet më të mëdha në zonë, ndërsa M2 është bombarduar së fundmi nga forcat ruse dhe qeveria e regjimit.
Sekretari i OKB-së i përshkroi sulmet e spitaleve si “krim i qartë i luftës”. /MESAZHI/