Aleppo, bombardohet spitali më i madh i qytetit

Së paku dy bomba barelë goditën spitalin më të madh në qytetin e Aleppos, në zonën e mbajtur nga forcat anti-qeveritare. q

Lajmin e bëri të ditur një organizatë mjekësore, e cila po vepronte në spital.

“Dy bomba barelë goditën spitalin M10 dhe ka njoftime për një bombe thërmuese poashtu,” tha Adham Sahloul, nga Shoqëria Mjekësore Siriano-Amerikane.

Spitalet M10 dhe M2 janë spitalet më të mëdha në zonë, ndërsa M2 është bombarduar së fundmi nga forcat ruse dhe qeveria e regjimit.

 

Sekretari i OKB-së i përshkroi sulmet e spitaleve si “krim i qartë i luftës”. /MESAZHI/