Pas zgjedhjeve të djeshme, kandidati presidencial Aleksandar Vuçiq ka arritur që të fitojë që në raundin e parë.
Ndërsa pas këtyre zgjedhjeve, pritet që pas dy muajsh të bëhet edhe Qeveria e re në Serbi.
Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurtz ka qenë zyrtari i parë i huaj i cili ka uruar Vuçiqin për zgjedhjen e tij si president, transmeton Indeksonline.
“Urime për Aleksandar Vuçiq në zgjedhjen e Presidentit të Serbisë. Unë pres që të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në mes dy vedeve” ,ka shkruar Kurtz.
Më pas është kancelari austriak, Christian Kern, i cili ka uruar Vuçiq-in duke thënë se qëndrueshmëria dhe begatia e Serbisë janë në interes të Evropës dhe Austrisë.
I menjëhershëm ka qenë edhe urimi i Komisionarit të BE-së, Johannes Hahn.
“Përgëzoj zgjedhjen e Vuçiq-it për president të Serbisë, me rezultat bindës. Bashkëpunimi me presidentin e ri, si miq dhe partnerë në rrugën e anëtarësimit të Serbisë. Serbia dhe BE-ja janë më mirë së bashku”, ka shkruar Hahn.
E urimi tjetër në drejtim të Vuçiq-it ishte edhe nga presidentja e rajonit italian, Friuli Venezia Giulia Debora Serajkani .
“Përgëzoj fitoren e pastër të Aleksnadar Vuçiq, ne besojmë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë dhe do të jetë edhe më i forcuar”, ka shkruar ajo.