Aleksandar Vuçiç jep betimin si president i ri i Serbisë

Aleksandar Vuçiç sot mori postin e Presidentit të Serbisë duke u betuar në Parlament, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç më pas do të shkojë në ndërtesën e Presidencës së Serbisë, ku do të bëhet pranim-dorëzimi i postit të Presidentit.

Vuçiç në Parlamentin e Serbisë, në Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, u zotua se “Të gjitha fuqitë e tij do t’i përkushtojë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën si pjesë të saj integrale, si dhe realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjen e paqes dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë”, si dhe “me ndërgjegje dhe përgjegjësi do të përmbush të gjitha detyrimet e tij”.

Të ruajmë integritetin e Serbisë dhe të bisedojmë me shqiptarët e Kosovës

Pas dhënies së betimit, u intonua himni i Serbinë, kurse Vuçiç fillimisht falënderoi ish-presidentin Tomislav Nikoliç për, siç tha, ka mbështetur politikën e Qeverisë që ka udhëhequr.

“Jam mësuar që para këtij institucioni të lartë të paraqes programe për punën e Qeverisë, voluminoze dhe gjithëpërfshirëse, kurse sot, në përputhje me traditën e kësaj ceremonie, do të paraqes disa indikacione, parime, synime dhe norma të cilave do t’u përmbahem gjatë kohëzgjatjes të mandatit tim, duke u përpjekur që brenda kësaj kohe, të ndryshojë edhe veten edhe Serbinë, dhe në këtë të nxisë të gjithë qytetarët e saj, ashtu që ajo të bëhet një vend më i mirë, më i fortë, më i pasur dhe më i lumtur dhe të gjithë ne të kënaqur dhe njerëz më produktiv. Puna është kjo, e di shumë mirë, për të gjitha gjeneratat, por gjithashtu e di se dikush duhet t’ia nisë, se duhet të bëjë hapa, të marrë mbi vete këtë hap të parë të hovit drejt të ardhmes, kërcimin e parë mbi humnerën e rrezikshme dhe se ky dikush në gjithë këtë, nuk ka të drejtë të merret as me të ardhmen e tij dhe me kurrfarë interesi personal, por se duhet të japë një sakrificë për popullin dhe shtetin”, ka thënë Vuçiç pas betimit.

Ai shtoi se do të mbajë integritetin e Serbisë, por se gjithmonë do të pranojë bisedimet me shqiptarët e Kosovës, pasi kështu, siç tha “ruajmë dhe mbrojmë paqen”.

“Më mirë është që për mua të jetë e vështirë, që ndonjëherë të ndihem edhe i poshtëruar, por është shumë më e rëndësishme që Serbia të mos poshtërohet dhe që njerëzit në vendin tonë të kenë paqe dhe qetësi”, tha Vuçiç, kurse fjalimi i tij shpesh është ndërprerë nga duartrokitjet e deputetëve.

Presidenti i sapoemëruar i Serbisë tha se donte që të përmirësojë marrëdhëniet me Kroacinë, të përmirësojë bashkëpunimin me Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë si dhe Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë.

Mbështetësit e PPS-së para Kuvendit

Në ceremoni përpos Tomislav Nikoliçit, të pranishëm ishin edhe ish-presidentët e Serbisë Milan Milutinoviç dhe Zoran Liliç, president i Republikës Sërpska Milorad Dodik, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Serbisë si dhe përfaqësues të qeverisë serbe dhe të trupit diplomatik.

Para aktit të betimit, para Parlamentit të Serbisë u mblodhën mijëra mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe për ti dhënë mbështetje Vuçiçit me rastin e marrjes të detyrës së re të cilën do të kryej në pesë vitet e ardhshme.

Sot rreth orës 18 në Sheshin e Republikës në Beograd do të mbahet protestë e kundërshtarëve të presidentit të ri të Serbisë, mbështetësit, të cilët janë ftuar nga Lëvizja e Qytetarëve të Sasha Jankoviç, Vuk Jeremiç dhe Boris Tadiç.