Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, sot në mëngjes është rikthyer në stërvitje me skuadrën Rapid Bucurestit.
Rrahmani pësoi një lëndim në këmbën e tij të djathtë në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rumun ndaj CFR Clujit.
Kishte frikë se sulmuesi kosovar do të mungojë gjatë, por megjithatë ai sot me mëngjes ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij rumune.
Kujtojmë se Rrahmani e ka nisur sezonin e ri në Rumani me një gol të shënuar.