Albin Kurti prezanton dy aderime të reja në VV

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Albin Kurti ka paraqitur dy transefere në partinë e tij.

Sipas tij, Merita dhe Ismet Januzi me përkushtimin, dijen dhe angazhimin e tyre shtesë do të ndihmojnë në rikthimin e qeverisjes për jetësimin e ndryshimeve pozitive që i synojmë.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Postimi i plotë:

Merita dhe Ismeti, dy bashkëshortët, që kanë një përvojë profesionale në çështje të menaxhimit, bujqësisë, biznesit, arsimit të mesëm dhe të lartë, u anëtarësuan në Lëvizjen tonë. Merita Berisha Januzi bart titullin Doktor Shkence për Menaxhim nga Universiteti MIT në Shkup, kurse magjistraturën për Shkenca të Ekonomisë dhe bachelorin si Inxhiniere e Bujqësisë e ka të përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Merita është mësimdhënëse dhe profesoreshë në ShML “Zenel Hajdini” dhe Kolegjin “Vizioni për Arsim” në Ferizaj. Ismet Januzi ka përfunduar magjistraturën për Marketing dhe Menaxhment në Universitetin e Tetovës, kurse bachelorin për Marketing dhe Administrim Biznesi në Prishtinë. Ismeti punon si menaxher në biznesin NTP “Arb-Rini” dhe është Drejtor i Kolegjit “Vizioni për Arsim” në Ferizaj. Merita dhe Ismeti jetojnë në Ferizaj dhe janë prindër të dy djemve.

Me përkushtimin, dijen dhe angazhimin e tyre shtesë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Merita dhe Ismeti do të ndihmojnë në rikthimin e qeverisjes sonë për jetësimin e ndryshimeve pozitive që i synojmë.