Albin Kurti nuk shkon në seancën gjyqësore për rastin “Gazi”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka munguar në seancën gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën që pritet të fillojë pas pak minutave janë të pranishëm deputetët Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.