Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, një letër, me të cilën e fton për konsultime para konstituimit të parlamentit.
Nuk dihet nëse të njëjtën letër ua ka dërguar edhe partive të tjera.
Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, më datë 9 prill, në orën 15:00, ose të enjten, më datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër të tjera në letrën që ka siguruar Express e që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.
Kurti shkruan në fund se e “mirëpret” përgjigjen e Abdixhikut për këtë takim.