Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kjo u bë e ditur nga vetë Kurti, i cili tha se parmbrëmë pati disa simptoma, si kokëdhimbje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve.
Kurti gjithashtu shtoi se në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat.