Ballina Lajmet Kosovë Albin Kurti e pret në zyrë policin i cili e kishte arrestuar...

Albin Kurti e pret në zyrë policin i cili e kishte arrestuar para 16 viteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim stafin menaxhues të Policisë së Kosovës, përkatësisht të Njësive të Specializuara të vendit.

Ky takim erdhi pas përfundimit të operacionit dhe angazhimit të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Në mesin e zyrtarëve policorë të pranishëm ishte edhe Besart Ahmeti, nga Njësia Speciale e Policisë Kosovës, i cili ishte udhëheqës i operacionit në veri.

Albin Kurti tha se Ahmetin e ritakoi pas 16 viteve teksa ka ndarë edhe një fotografi kur Ahmeti e kishte arrestuar Kurtin atë kohë gjatë një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti madje ka publikuar edhe disa fotografi nga aksioni i atëhershëm dhe në takimin e sotëm.

Exit mobile version